Kurti e uron Nimanbegun për postin e kryetarit të Ulqinit

12:16 | 30 Maj 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka uruar Genci Nimanbegun për postin e ri si kryetar i Ulqinit.

Kurti tha se ai ka një përvojë të gjatë në politikë që do t’i shërbejë shumë në detyrën e re për arritje dhe rezultate të mëtejme.

“Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror. Kryetari i ri, z. Nimanbegu më parë ka qenë deputet dhe nënkryetar i Kuvendit në Mal të Zi. Ai ka një përvojë të gjatë në politikë që do t’i shërbejë shumë në detyrën e re për arritje dhe rezultate të mëtejme. Me kënaqësi dhe besim të plotë tek ai si kryetar i ri i Ulqinit, e uroj Gencin për një mandat të frytshëm demokratik e progresist! Gëzuar për suksesin tuaj të merituar z. Nimanbegu”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme