Kurti e Sveçla nesër marrin pjesë në hapjen e Konferencës KosovaPar2023

23:23 | 21 Nëntor 2023
E.G

Ministria e Punëve të Brendshme, nesër do të bëjë hapjen e Konferencës KosovaPar2023.

Në këtë konferencë do të diskutohet për të ardhmen e Administratës Publike; për fleksibilitin, stabilitetin dhe digjitalizim e administratës, përcjell Arbresh.info.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të flasin: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla, dhe Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde.

Konferenca do të mbahet nesër, më 22 nëntor 2023, në sallën e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, dhe do të fillojë në ora 8:30. /Arbresh.info/

Të ngjashme