Google ADS

Kurti e Rizvanolli thirrje qytetarëve për aplikim për udhëheqjen e ndërmarrjeve publike

13:00 | 12 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli u kanë bërë thirrje qytetarëve profesionisteve të fushave të ndryshe të aplikojnë në konkurset për borde e menaxhim të ndërmarrjeve.

Në një video mesazh të publikuar ata kanë thënë se do të ndjekin standarde të larta, duke shtuar se ndërmarrjet publike kanë nevojë për gra e burra profesionistë.

Kurti tha janë të sigurt se do të ndjekin po të njëjtin standard për të gjithë, në çdo konkurs që është i hapur apo do të hapet në të ardhmen.

“Çlirimi i dijeve profesionale dhe i vullneteve qytetare në shoqërinë tonë. Ndërmarrje publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset, si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës”, tha tutje Kurti.

Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se gjatë javëve dhe muajve në vijim, Qeveria do të udhëheq procese të rekrutimit për borde të rregullta të drejta për shumicën e ndërmarrjeve publike qendrore.

“Ndërmarrjeve tona publike u duhen gra e burra profesionistë, me integritet e vullnet për t’i shtyrë ato drejt arritjes së potencialit të tyre të plotë”, shtoi Rizvanolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme