Google ADS

Kurti e Rizvanolli të mërkurën vizitojnë Trepçën

22:11 | 19 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, të mërkurën do të vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”.

Vizita sipas njoftimit të Qeverisë, do të bëhet nga ora 08:00, ku edhe do të ketë deklarim për medie.

Vizita vjen pas incidentit kur drejtori Enis Abdurrahmani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, janë sulmuar në vendin e tyre të punës nga disa persona, me ç’rast kanë marrë lëndime dhe janë trajtuar në spitalin e Mitrovicës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme