Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas refuzimit të liderit të VV-së, Albin Kurtit, për përballje në debate televizive.
Hoxhaj ka thënë që me këtë refuzim, Kurti sipas tij, ka dëshmuar që nuk i interesojnë nevojat e qytetarëve.
“E ftova z. Kurti të dalim të përballemi në debat publik për t’i krahasuar idetë dhe platformat e dy partive tona për qytetarët, për t’u dhënë atyre një pasqyrë të qartë për ofertat në këto zgjedhje. Mirëpo, ai refuzoi. E duke refuzuar, dëshmoi se atij nuk i interesojnë nevojat e qytetarëve, por pushteti absolut mbi ta”.
Hoxhaj tutje theksoi se e ka ftuar Kurtin në debat për t’i krahasuar idetë dhe platformat e dy partive për qytetarët, për t’u dhënë atyre një pasqyrë të qartë për ofertat në këto zgjedhje.
“Për shumë vite, Kosova ka pasur nevojë për debat mes kandidatëve për kryeministër. Debat që do t’i shfaqte qartë dhe mirë para qytetarëve platformat zgjedhore dhe do ta konsolidonte e forconte demokracinë tonë të re. Albin Kurti, duke refuzuar të dalë të përballet në një debat publik para qytetarëve, ka treguar se ai nuk e respekton qytetarin e Kosovës. Kurti e di mirë, që poezitë e tij dhe frazat dogmatike janë të zbehta kundrejt një platforme konkrete që e ka në qendër qytetarin, siç është platforma për Rimëkëmbje e Partisë Demokratike të Kosovës. Prandaj, as nuk guxon të dalë e të matet me ide konkrete para qytetarëve”.
“Sjellja e sotme e Kurtit, është sjellje arrogante dhe injoruese jo ndaj meje, por ndaj qytetarëve. Unë besoj fuqishëm që qytetarët e Kosovës do t’ia tregojnë vendin secilit që mendon që mund ta anashkalojë vullnetin e tyre. Në Kosovë mund të qeverisin vetëm ata që e dëgjojnë qytetarin, e shohin qytetarin, dhe i qëndrojnë pranë qytetarit pa arsyetime, pa ankesa dhe pa marrë parasysh rrethanat. Këtë për vite me radhë e ka ofruar Partia Demokratike e Kosovës. Kjo është tradita jonë si parti dhe këtë traditë do ta vazhdojmë edhe më 14 shkurt me mua si kryeministër dhe platformën tonë për Rimëkëmbje”, u shpreh Hoxhaj./Arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra