Bllokimi i dhjetëra autobusë me qindra kosovarë në kufirin Kroaci-Serbi nga autoritetet serbe, po cilësohet si hakmarrje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti shkruan se kjo është një hakmarrje e Serbisë për votimin në Këshillit të Evropës pro Kosovës të martën mbrëma, raporton Arbresh.info.
“Një ditë pas votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia hakmerret ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 shtetas tanë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar arbitrarisht në kufij, janë privuar nga ushqimi dhe medikamentet. Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, shkruan Kurti në “X”.
Ndryshe, të martën Asambleja Parlamentare ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Me anë të një postimi në X, AP ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e KiE-s dhe vendimi përfundimtar i takon organit ministror.
A day after @PACE_News voted in favor of 🇽🇰 membership in @coe, Serbia retaliates against 🇽🇰 civilians. Since this morning, over 300 of our citizens—incl. children—have been arbitrarily detained at the border, deprived of food & medication. A gross violation of human rights!
— Albin Kurti (@albinkurti) April 17, 2024
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin