Google ADS

Kurti e quan delegacion të papërgatitur: Ky është një turizëm me para të shtetit e të popullit

16:21 | 3 Shtator 2020
M. A.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë disa kritika për delegacionin kosovar që ka shkuar në Washington për takimin që do të mbahet nesër për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.

Albin Kurti në një konferencë për media tha se pikënisja e mbrapsht me njerëz të papërgatitur që nuk kanë merr as leje nga kuvendi nuk do të sjell dobi për shtetin tonë.

“Delegacioni nga Kosova i përbërë nga politikan e gazetar, ia uli vetës pozicionin para bisedimeve me Serbinë. Është shumë i dëmshëm deklarimi siç u tha jemi të hapur para secilës temë”.

“Delegacioni kosovar shkoi 3 ditë më herët, shtrohet pyetja përse. Ky është një turizëm me para të shtetit e të popullit. Delegacioni është me një numër enorm e dyfish me i mes se ai serb.

Ata lanë shtetin si më keq në këtë gjendje”, tha ai./arrbesh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme