Google ADS

Kurti:Organizimi i ngjarjeve të tilla shërbejnë si platformë për konsolidimin e imazhit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare

11:04 | 13 Shtator 2023
E.K

Kryeministri, Albin Kurti, e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Kryeministri tha se Kosova është përfituese e madhe për organizimin e këtyre lojërave.

“Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetin e Durrësit për sportin e lundrimit i cili kërkon qasje në det. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare të komunitetit ndërkombëtare të lojërave mesdhetare , duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika”, tha tutje Kurti.

“ Dy shtete me 11 komuna Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Peja, Drenasi, Skenderaj, Podujeva dhe Durrësi do të jenë qendrat në të cilat do të zhvillohen 23 sportet e parapara në programin sportiv të lojërave mesdhetare, shtoi tutje Kurti.

Kurti, tha se përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive është në qendër të aplikimit dhe fitores së Kosovës për organizimin e këtyre lojërave mesdhetare 2030. Ndër të tjera ai tha se numri total i objekteve që përfshihen në këtë projekt është 24, përcjell Arbresh.info.

“10 objekte sportive do të rinovohen duke përfshirë edhe pallatin e rinisë dhe sporteve, katër ndërtime të reja që përfshinë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, kompleksin e tenisit dhe poligonin e shenjtërisë. Pesë investime infrastrukturore dhe pesë projekte të tjera cilat janë në ndërtim apo në përfundim e sipër në mesin e të cilave edhe stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumi i qytetit të Gjilanit”, theksoi Kurti.

“Organizimi i ngjarjeve të tilla përveç që shërben për të ngritur vëmendjen e sportit, ato shërbejnë edhe  si platformë për konsolidimin e imazhit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare për zhvillim ekonomik por edhe për krijimin e vendeve të reja të punës”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme