Deputeti i VV-së, Albin Kurti e ka pyetur me injorancë kolegen e tij nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, se a e konsideron veten aktore të mirë.
Kjo pyetjet e Kurtit është bërë në seancën gjyqësore që po zhvillohet sot ndaj katër deputetëve të VV-së të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Pyetja e Kurtit ka ardhur pasi Deliu-Kodra ka deklaruar në cilësinë e të dëmtuarës dhe dëshmitares se e ka parë Kurtin duke hedhur gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit dhe se kishte dëgjuar Kurtin kur ka thënë se duhet mi ndez edhe 50 të tjera dhe këtë vend duhet me kallë, shkruan arbresh.info.
“A e konsideroni veten aktore të mirë? Ju në fillim deklaruat se nuk keni dëgjuar askënd duke folur për shkak të preokupimit tuaj për të dal nga salla pas hedhjes së gazit. Si është e mundur që ta keni harruar fjalimin me të cilin ju ballafaqoi prokurori?”, e pyeti Kurti, Deliu-Kodrën.
Kjo e fundit u përgjigj duke thënë se në pyetjen e prokurorit ishte përgjigjur duke menduar se ishte për daljen e saj jashtë ndërtesës së Kuvendit.
“Unë në pyetjen e prokurorit u përgjigja duke menduar se ishte për daljen time jashtë ndërtesës së kuvendit. Por jam e bindur që atë fjalë e kam dëgjuar kur kam dal nga salla e Kuvendit”, ka thënë Deliu-Kodra.
Seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të VV-së ka nisur sot në ora 9:00.
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli po akuzohen për gaz lotsjellës në Kuvend.
Të katër këta nuk e kanë pranuar fajësinë sot para trupit gjykues./arbresh.info/
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje