Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij me një buqetë lulesh gazetaren ukrainase, Lyudmila Maket e cila është e para që ka arritur në Kosovë si pasojë e pushtimit rus. Kurti ka theksuar se do të kujteset që Maket dhe kolegët e saj të kenë kushte të përshtatshme pune dhe jetese në Kosovë.
Kurti ka thënë se solidariteti i Kosovës me popullin e Ukrainës është i padiskutueshëm.
“Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në vendin tonë, znj. Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina. Ajo është gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, pasi është detyruar të largohet nga Ukraina pas invazionit rus. Solidariteti ynë me popullin e Ukrainës dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme”, ka shkruar Kurti.
Kurti, në shënimin e tij, ka falënderuar edhe ECPMF-në, EFJ-në dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për bashkëpunimin në programin Gazetarët në Rezidencë (Journalists in Residence) në Kosovë.
“Republika e Kosovës u është bashkuar vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ne mbesim të përkushtuar të punojmë së bashku me aleatët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale. Do të kujdesemi që znj. Makey dhe kolegët e saj që do t’i mirëpresim, të kenë kushte të përshtatshme për punë dhe jetesë”, ka thënë Kurti.
Maket, është pritur në Aeroportin e Prishtinës edhe nga përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK)./arbresh.info/
lexo edhe:
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...