Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se punësimi e drejtësia kanë qenë prioritete të qeverisë derisa sipas tij dialogu nuk ka qenë as në top-3 prioritetet e qeverisjes së tij.
Në një intervistë në Televizionin Publik i pari i Qeverisë ka thënë se marrëveshja nuk është më e mira për Kosovën por është mundësi për të ecur përpara.
“Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje që ta ulë tavanin, por që ta forcon dyshemenë. Për dallim prej para dhjetë viteve kësaj radhe Serbia refuzoi ta nënshkruaj atë”.
Kurti thotë se pavarësisht se nuk ka nënshkrim të marrëveshjes, ka pranim të saj dhe sipas tij janë dëshmitare edhe të gjitha vendet e BE-së.
Serbia duke mos nënshkruar nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen.
I pari i qeverisë thotë se ka qenë gjithmonë konstruktiv dhe sipas tij në këtë marrëveshje të fundit ka barazi mes palëve.
“Unë gjithmonë kërkojë më shumë se që na është ofruar sepse mendoj se meritojmë më shumë, por besoj se me këtë marrëveshje mund të ecim përpara. Ne jemi e vetmja palë kreative që kemi bërë propozime por që janë edhe konfidenciale, por tashmë pala tjetër heziton pasi që e di se kjo është njohje de-facto”, tha Kurti.
Kurti thotë se të dy marrëveshjet e fundit tregojnë barazi mes palëve.
I pari i Qeverisë thotë se në marrëveshje ka edhe Asociacion.
“Në marrëveshje ka Asociacion. Neni 10 e thotë se të dy palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e kaluara që janë të obligueshme. Pra janë 39 marrëveshje që duhet të zbatohen”
“Ta zëmë po i përmendi dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave kadestralë, që nuk ka ndodhur as sot e kësaj dite, është marrëveshja numër 5 në rendin kronologjik. Ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e 16-të, e cila në muajin që vjen i mbush 10 vjet”, vazhdoi tutje Kurti.
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...