Kryeministri do të marrë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri tash
Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit që mbahet javën e ardhshme, më 14 dhe 15 tetor në Gjermani.
Këtë e tha Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media.
“Kryeministri do të marrë pjesë siç ka marrë pjesë në të gjitha samitet deri tash”, ka thënë Zulfaj.
Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kishte thënë se Kosova duhet t’i heq masat e vendosura ndaj Serbisë,nëse dëshiron që të ketë ftesë për në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit.
“Ne sigurisht shpresojmë që Kosova të marrë pjesë në samit, ne nuk do ta ftojmë pastaj Kosovën në mekanizmin e përkohshëm nëse nuk lëvizet në heqjen e masave tregtare, që për mendimin tim nuk është që po sjellin më shumë siguri, por që po veprojnë kundër tregtisë së lirë, madje edhe për produktet gjermane nga Serbia. Kjo është situata”.
“Nuk është ndonjë goditje ndaj Kosovës. Mund të jetë vetëm thjesht vlerësim ndryshe. D.m.th duhet të ecim tutje. Kosova duhet të jetë në tryezë. Nëse qeveria e Kosovës të thotë se nuk po na pëlqen kjo marrëveshje dhe të tjerët na ofrojnë më shumë, sigurisht se janë të lirë ta marrin këtë vendim. Thjesht nuk do ta kenë mundësinë të na bllokojnë neve dhe pesë të tjerët në këtë rajon në këtë bashkëpunim”, tha Sarrazin.
Ministria e Punëve të Brendshme të hënën e kësaj jave kishte lëshuar vendim që pika kufitare në Merdarë të largojë masat për mallrat serbe.
Pas kësaj, Kosova sot u përfaqësua nga ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, në CEFTA, ku Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi 9 marrëveshje novatore të dizajnuara për të transformuar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik./klankosova/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...