Kurti e Osmani takojnë Kryeministrin grek, ia kërkojnë njohjen

18:28 | 18 Shkurt 2022
V. S.

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani dhe zëvendësja e tij Donika Gërvalla, kanë takuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Osmani e Kurti ia kanë kërkuar kryeministrit grek njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Greqia është një faktor i rëndësishëm për rajonin tonë, NATO-n dhe BE-në. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla u takova me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ne ndajmë vlera, qëllime dhe interesa ekonomike të përbashkëta dhe rikonfirmova nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti në twitter./arbresh.info/

Ditën e parë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kurti e nisi me Johannes Hahn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme