Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga Sekretari i Bujqësisë të shtetit të Iowa-s, Mike Naig.
Duke vlerësuar partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat, kryeministri Kurti shprehu përkushtimin për të forcuar këtë partneritet në fushat zhvillimore e sidomos në bujqësi, shkruan arbresh.info.
“Gjatë takimit ai e informoi sekretarin Naig për mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët në fushën e bujqësisë. Po ashtu, ai theksoi angazhimin e Qeverisë për avancimin e sektorit të bujqësisë gjatë këtij viti të qeverisjes. Në këtë drejtim, Qeveria ka rritur subvencionet për këtë sektor deri në 216%”, thuhet në njoftim.
Kryeministri tha se bujqësia zë vend të rëndësishëm në programin qeverisës dhe prezantoi reformat për bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit.
Duke biseduar për potencialin që ka Kosova për zhvillimin e bujqësisë dhe mundësitë që i ofron ky sektor për investime, u potencuan edhe mundësitë për shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës në këtë fushë.
Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës së kryeministrit Kurti në ShBA, ishin të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Shefi i Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku./arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para