Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vizituar Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, në kryeqytet ku për të parën herë ka nisur mësimi dual në drejtimin e floktarisë.
Nagavci tha se nga drejtori i kësaj qendre, Blerim Gërvalla, u informuan se numri i nxënësve për këtë profil u plotësua që në afatin e parë për shkak të interesimit të madh.
“Po ashtu vizituam edhe njërin nga sallonet në të cilin nxënësit do ta kryejnë punën praktike përmes arsimit dual”, tha ministrja.
“Arsimi dual po pilotohet për herë të parë nga ky vit shkollor me 5 klasë të nxënësve të klasave të 10-ta, në profilet: Floktari, Kuzhinier, Asistent i mikpritjes hoteliere dhe Murator”, ka shkruar Nagavci.
Nagavci ka inkurajuar të gjitha bizneset që të ofrojnë mundësi për të rinjtë që të zhvillojnë mësim praktik në biznese. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...