Qe 1 orë e 30 minuta ka filluar takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafws.
Ky takim i dy liderëve është vazhdimësi e takimeve të filluara muaj më parë për të arritur një koalicion për bashkëqeverisje, shkruan arbresh.info.
Kujtojmë se këto dy parti tash e një javë kishin pezulluar takimet e tyre për shkak të postit të Presidentit.
Ky takim i cili po mbahet sot me dyer të mbyllura erdhi pas vizitës që një delegacion nga gjerman bëri në këto dy parti.
Ndryshe seanca konstituive e Kuvendit është caktuar nga Presidenti që të mbahet më 26 dhjetor.
Ndonëse VV e LDK kishin deklaruar se marrëveshja do të arrihet para kësaj date gjasat duket se janë të vogla.
Mbetet të shihet nëse takimi i ditës së sotme do të jetë me rezultat për nënshkrimin e marrëveshjes./arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...