Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë takuar Gjeneralmajorin e Gardës Kombëtare të Iowas, Benjamin Corell, si dhe pjesëtarët e FSK-së që po qëndrojnë për trajnime në Iowa.
Ministri Mehaj tha se falënderuan Gjeneralmajorin për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Corell vlerësoi lartë kontributin e ushtarëve tanë në misionet e paqes në Lindjen e Mesme, e në anën tjetër ne e falënderuam për bashkëpunimin e vazhdueshëm, faktin që Republika e Kosovës tashmë shihet si partner i besueshëm i gatshëm për bashkëzbarkim me Gardën Kombëtare të Ioëas në çdo mision”, ka shkruar Mehaj në një postim në Instagram, transmeton Klankosova.tv.
Tutje Mehaj tha se partneritet ndërmjet Kosovës dhe Iowas ka ndihmuar në shkëmbimin e vlerave dhe përvojave, dhe se do t’u ofroj qytetarëve të të dy shteteve mundësi më të mëdha.
“Kosova me rininë e saj dhe Ioëa me kompanitë e gatshme për investim, janë sinergjia e një miqësie të përjetshme me rezultate shumë pozitive”, ka shkruar Mehaj.
“Misionet paqeruajtëse, kërkesa për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës dhe vullneti i Qeverisë për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, janë mesazh i qartë i qëndrimit tonë karshi aletatëve tanë dhe gatishmërisë së vazhdueshme që kemi për të qenë kontribues të sigurisë në botë”, përfundoi ministri./arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...