Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur ‘propagandë e marrë’ krahasimin që kryeministri Albin Kurti bëri në mbledhjen e Qeverisë lidhur me produktet e brendshme bruto të vitit 2023 me ato të vitit 2000.
Ish-kryeministri i vendit me ironi i ka propozuar kreut të qeverisë që të bëjë krahasimin me vitin ’99 pasi që sipas tij, rritja del 10 herë më e madhe, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sot, në hapje të mbledhjes së Qeverisë, kreu i Qeverisë lëvdohej duke e krahasuar Produktin e Brendshëm Bruto të vitit 2023 me atë të vitit 2000.
Të gjithë e dinë se në vitin 2000, ne sapo ishim kthyer nga deportimi i “politikës së tokës së djegur”, që u zbatua sistematikisht nga regjimi serb.
Në vitin 2000, gjysma e shtëpive ishin të djegura. Kafshët shtëpiake dhe mjetet bujqësore ishin të vjedhura e të shkatërruara. Infrastruktura shkollore, shëndetësore e rrugore ishte shkatërruar gati plotësisht nga lufta e nga mungesa e investimeve mbi 10 vjet. Shumica e bizneseve ishin plaçkitur e duhet të nisnin nga e para.
Kjo sjellje e kreut të Qeverisë është propagandë e marrë, sikur ajo e komunistëve, të cilët mashtronin qytetarët me ‘arritjet e planeve 5-vjeçare’, në ndërkohë që qytetarët varfëroheshin.
Unë i propozoj atij ta bëj krahasimin me vitin 1998-99. Sigurisht se rritja i del të jetë jo 5 herë, por 10 herë më e madhe!/Arbresh.info
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...