Sot Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës Albin Kurti dhe deputeti Glauk Konjufca kanë takuar ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie, shkruan Arbresh.info
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook lëvizja Vetëvendosje ka treguar se në këtë takim me ambasadorin janë diskutuar disa tema si mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe formimi i institucioneve të Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plot të Vetëvendosjes:
ALBIN KURTI DHE GLAUK KONJUFCA TAKON AMBASADORIN AMERIKAN
Sot, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë, i nominuari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryeministër të Kosovës, z.Albin Kurti, dhe deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z.Glauk Konjufca, takuan ambasadorin amerikan z.Greg Delaëie.
Në këtë takim u vlerësua mbarëvajtja e zgjedhjeve të 11 qershorit, u diskutua procesi i formimit të institucioneve të legjislaturës së gjashtë si dhe sfidat e punët që e presin qeverinë e ardhshme dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi. U trajtuan shumë tema si ajo e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe investimeve të diasporës, marrëdhënies së Kosovës me Serbinë etj.
Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përsëritën gatishmërinë dhe interesimin e tyre për zgjerim të partneritetit dhe thellim të aleancës së Republikës së Kosovës me ShBA-të./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...