Kurti e Konjufca takojnë zyrtarët e BE-së

23:01 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufcën janë takuar me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Tinka Kurti. Sipas saj, temë diskutimi ka qenë kontrata e qeverisë me kompaninë Contour Global për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Takimi është mbajtur me zyrtarë të BE-së për çështje ekonomike dhe te energjisë dhe ka pasur për fokus temën e kontratës së Qeveri me kompaninë Contour Global”, ka thënë Tinka Kurti.

Albin Kurti edhe në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës ka folur për kontratën dy miliardshe të qeverisë me kompaninë Contour Global.

Marrëveshja financiare për Termocentralin e ri duhet të kalojë në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare. Për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhen 2/3 e votave të deputetëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme