Google ADS

Kurti e Konjufca nderojnë në 23-vjetorin e rënies heroin Bahri Fazliu: Kujtimi për të i pashlyeshëm

12:33 | 7 Maj 2021
S D

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së heroit, Bahri Fazliu, Kryeministri Albin Kurti së bashku më Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe të varri i tij në Velani.

Më këtë rast, Kryeministri Albin Kurti tha se Bahri Fazliu luftoi e shkroi për Kosovën

“Bahri Fazliu ishte luftëtar edhe para luftës që punonte për të përgatitur luftën çlirimtare që do të vijë në fund të viteve 90’-ta, ishte njëri i pasionuar për dije dhe liri, ai lexonte shkruante dhe luftonte me këtë renditje dhe nuk u ndal asnjëherë, e nuk ndalet as sot e kësaj dite, sepse shkrimet e tij do të jenë përherë të vlefshme, ndërkaq kujtimi për të i pashlyeshëm. Bahri Fazliu e kishte mision çlirimin dhe pa dyshim që  edhe brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen për jetë e mot nga vepra e Bahri Fazliut. Lavdi”, tha Kurti.

E Kryetari i Kuvendit, Gluk Konjufca tha se Bahriu kur ka qenë nevoja shkroi më pendë e ku u dashtë luftoi më pushkë.

“ Së bashku me kryeministrin jemi për ta nderuar heroin e kombit Bahri Fazliun, i cili kur ka qenë nevoja shkruante me pendë e kur erdhi koha edhe luftoj me pushkë, edhe ra dëshmorë më pushkë ën dorë për lirin e kombit tonë, dhe në këtë mënyrë ai do të kujtohet dhe do të nderohet gjithmonë. Ishte një intelektual e patriot ishte një çlirimtar e një poet i madh i popullit tonë. Ai edhe poezinë e kishte frymëzuese dhe jetën dhe veprën e tij e kishte frymëzuese, ne që i përkasim brezit tonë gjithmonë jemi frymëzuar nga ai, prandaj Lavdi heroit Bahri Vazliu, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit’, tha Konjufca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme