Me rastin e 23 vjetorit të rënies së heroit, Bahri Fazliu, Kryeministri Albin Kurti së bashku më Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe të varri i tij në Velani.
Më këtë rast, Kryeministri Albin Kurti tha se Bahri Fazliu luftoi e shkroi për Kosovën
“Bahri Fazliu ishte luftëtar edhe para luftës që punonte për të përgatitur luftën çlirimtare që do të vijë në fund të viteve 90’-ta, ishte njëri i pasionuar për dije dhe liri, ai lexonte shkruante dhe luftonte me këtë renditje dhe nuk u ndal asnjëherë, e nuk ndalet as sot e kësaj dite, sepse shkrimet e tij do të jenë përherë të vlefshme, ndërkaq kujtimi për të i pashlyeshëm. Bahri Fazliu e kishte mision çlirimin dhe pa dyshim që edhe brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen për jetë e mot nga vepra e Bahri Fazliut. Lavdi”, tha Kurti.
E Kryetari i Kuvendit, Gluk Konjufca tha se Bahriu kur ka qenë nevoja shkroi më pendë e ku u dashtë luftoi më pushkë.
“ Së bashku me kryeministrin jemi për ta nderuar heroin e kombit Bahri Fazliun, i cili kur ka qenë nevoja shkruante me pendë e kur erdhi koha edhe luftoj me pushkë, edhe ra dëshmorë më pushkë ën dorë për lirin e kombit tonë, dhe në këtë mënyrë ai do të kujtohet dhe do të nderohet gjithmonë. Ishte një intelektual e patriot ishte një çlirimtar e një poet i madh i popullit tonë. Ai edhe poezinë e kishte frymëzuese dhe jetën dhe veprën e tij e kishte frymëzuese, ne që i përkasim brezit tonë gjithmonë jemi frymëzuar nga ai, prandaj Lavdi heroit Bahri Vazliu, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit’, tha Konjufca./arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë