Në 27 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, deputetë, anëtarë të kryesisë së Lëvizjes dhe aktivistë nga qendrat fillimisht bënë homazhe te Kompleksi Memorial në Orllan, për të vazhduar më pas te Shtatorja e Heronjve në Sheshin e Qytetit në Podujevë.
Kurti tha se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë një hov të jashtëzakonshëm çlirimit të Kosovës.
“Ata ishin lufta para luftës, ata ishin aksionet para betejave, ata ishin kushtrimi për liri të popullit dhe çlirim të vendit, andaj edhe ne sot me shume mall e krenari i kujtojmë për punën, veprën, jetën dhe flijimin e tyre për Kosovën, për mbarë kombin shqiptar. Ata i dhanë një hov të jashtëzakonshëm çlirimit të Kosovës meqenëse në njërën anë ata e shtuan vetëbesimin brenda radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në anën tjetër e shtuan edhe besimin e popullit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryeministri Kurti.
Konjufca tha se ata të tre, përmes aksioneve të tyre të suksesshme guerile bënë që çdo polic dhe çdo ushtar i Serbisë okupatore në Kosovë të mos ndihej i sigurt. Ai theksoi që Zahiri, Hakifi dhe Edmondi dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e lavdishme e të cilës çoi në çlirimin e Kosovës dhe në shporrjen e Serbisë okupatore nga trojet tona./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...