Kurti: E informova Plenkoviqin për sulmin terrorist të 29 nëntorit

16:02 | 13 Dhjetor 2024
R J

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njofton se e nisi vizitën e tij zyrtare në Kroaci me një takim me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq.

Në llogarinë e tij në platformën X, ai shprehet se diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, kulturor, social dhe të sigurisë, të cilat, siç tha, do të jenë në fokus sot me nënshkrimin e gjashtë marrëveshjeve të reja që synojnë lehtësimin e lidhjeve më të forta.

“Unë gjithashtu e informova kryeministrin Plenkoviq për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist të 29 nëntorit”, shkroi tutje Kurti.

Të ngjashme