Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot kanë vizituar Shoqatën Humanitare dhe Bamirëse “Nëna Tereze” në Prishtinë, e cila është themeluar në vitin 1990 me qëllim të ofrimit të ndihmës për familjet në gjendje të rëndë ekonomike.
Sipas komunikatës të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në me shumë se 30 vite, Shoqata “Nëna Tereze” është angazhuar në jetësimin e misionit të vetë Nënë Terezës, ndihmën dhe kujdesin ndaj të varfërve dhe atyre në nevojë, duke arritur kështu t’u ofrojnë shërbime të ndryshme sociale mijëra qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kësaj vizite, Drejtori Ekzekutiv, Zef Shala prezantoi punën dhe projektet e Shoqatës si dhe angazhimet e zyrave rajonale të saj.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur buxhetin për subvencionim të Organizatave Jo Qeveritare që ofrojnë shërbime sociale në 1.5 milion euro për këtë viti, ku nga kjo skemë kanë përfituar 41 OJQ, dhe njëra ndër to është edhe Shoqata “Nëna Tereza” me projektin rajonal “Pleqëri e dinjitetshme” në Komuën e Prizrenit.”, thuhet në njoftim.
Përmes këtij projekti, të moshuarve u ofrohen shërbime sociale në shtëpitë e tyre.
Siç bën të ditur njoftimi, grupet mobile me profesionistë të Shoqatës ofrojnë një numër të madh të shërbimeve sociale, përfshirë edhe disa shërbime bazike mjekësore./Arbresh.info
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...