Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot vizitoi Fondacionin “Terre des Hommes Lausanne” me seli në Kosovë, organizatë joqeveritare që operon për më shumë se 20 vjet në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.
Së fundmi, Ministria e Drejtësisë ka subvencionuar fondacionin TDH me vlerë prej 25,000 euro për projektin “Mbrojtja dhe ofrimi i shërbimeve multi disiplinare për fëmijët në situatë rruge”.
Pasi u njoftuan së afërmi me punën e tyre, kryeministri Kurti përgëzoi dhe falënderoi organizatën për punën dhe kontributin tash e 20 vjet, përcjell Arbresh.info.
Ai tha se Qeveria nëpërmes ministrive përkatëse, në veçanti Ministrisë së Drejtësisë, është duke hartuar rregullativa ligjore në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga punët e rënda, kategori e cila përfshinë edhe fëmijët në situatë rruge.
Kësisoj, kryeministri përmendi edhe miratimin e Projektligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare në mbledhjen e Qeverisë së 13 shtatorit 2023, i cili e trajton në mënyrë specifike çështjen e mbrojtjes sociale për fëmijët në nevojë sociale dhe fëmijët në situatë rruge.
Njëkohësisht, Ministria e Drejtësisë për këtë drejtim është në finalizim të gjashtë Projekt Udhëzimeve Administrative, ndër to dy prej më të rëndësishmet, atë për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge, dhe për parandalimin dhe ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve.
Krahas infrastrukturës ligjore, Qeveria ka subvencionuar edhe organizata të licencuar të shoqërisë civile të cilat japin shërbime sociale për fëmijët në situatë rruge në vlerë prej rreth 1.5 milionë euro nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës cilëson se shërbimet e këshillimit psikologjik, aktivitetet psikosociale, mësimet plotësuese, përkujdesja ditore në qendra ditore dhe shërbimet e tjera reduktojnë mundësinë që fëmijët të gjenden në situatë rruge, kështu duke minimizuar rreziqet e dhunës, shfrytëzimit, keqtrajtimit, por edhe të trafikimit të fëmijëve./Arbresh.info
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç