Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 23 vjetorin e Betejës së Koshares.
Në përvjetorin e kësaj beteje, Kurti pohon se thyerja e kufirit i hapi rrugë depërtimit më të lehtë të vullnetarëve të UÇK-së nga Shqipëria drejt Kosovës dhe krijoi hapësirë të lirë për kanale furnizimi me armë, shkruan arbresh.info.
“Ky operacion i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shënoi thyerjen e kufirit Jugosllavi – Shqipëri, atij kufiri që i mbajti shqiptarët të ndarë që nga viti 1913, kur ai u vendos dhunshëm nga Serbia. Për luftën e shqiptarëve kundër Serbisë, Beteja e Koshares dhe veçanërisht thyerja e kufirit, ishin një kalim liminal, sepse i hapi rrugë depërtimit më të lehtë të vullnetarëve të UÇK-së nga Shqipëria drejt Kosovës dhe krijoi hapësirë të lirë për kanale furnizimi me armë” shkruan Kurti në një postim në Facebook.
Ai po ashtu shkruan se e ardhmja e Betejës së Koshares dhe e gjithë luftës së UÇK-së, është e sotmja jonë e vazhdueshme.
“Është Kosova e lirë dhe e pavarur, në afrim e bashkërendim progresiv me Shqipërinë, me perspektivë drejt Bashkimit Evropian dhe me aleanca me vendet e NATO-s. Andaj Beteja e Koshares nuk rri si çast i përfunduar në histori. Ajo merr pjesë në kohët tona aktuale, në të gjithë realizimet shtetërorë që burojnë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Kurti./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...