Duhet të dëshmojmë se mund të ja dalim. Kështu u tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ministrave të kabinetit të tij qeveritar, në mbledhjen e parë ceremoniale të Qeverisë Kurti2.
Ai, u bëri të ditur ministrave se qeverinë e presin shumë sfida, deri sa kërkojë që të gjithë ministrat të angazhohen që të dalim nga kjo gjendje e rëndë që ka shkaktuar pandemia, shkruan arbresh.info.
“Kjo qeveri u votua dje më vullnet të qytetarëve. Po e fillojmë këtë mbledhje të qeverisë në një periudha të vështirë, në një krizë shëndetësore dhe ekonomike. Duhet të veprojmë me urgjencë që të ulim të infektuarit dhe vdekjet. Për rëndësinë e kësaj duhet të bëhet një planë. Rezultati i këtij kabineti varet nga puna e përbashkët”, u shpreh Kurti para kabinetit qeveritarë.
Kurti, tha se pret që shumë shpejt në tavolinën e tij të ketë planin e menaxhimit të pandemisë dhe atë të rimëkëmbjes ekonomike.
“Qytetaret presin punë dhe angazhim. Në ditët në vazhdim, pres që secili nga ju të vini më ide konkrete. Besoj në dijen tuaj dhe tash është koha që ju ta dëshmoni këtë para qytetarëve. Duhet të veprojmë shpejt të ndalim humbjet financiare nga kompanitë. Sfidat para nesh janë të mëdha. Në ndërmarrjet publike duhet të ketë auditime dhe kontroll të performancës. Pres që në tavolinën time të vijnë plani i menaxhimit të pandemisë dhe plani për ekonomi. Të kërkojmë ndihmë dhe bashkëpunim për të gjithë. Le ti përvjelim mangët e të fillojmë punën”, u shpreh Kurti./arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...