Ishte 24 maji i vitit 1999 kur në Burgun e Lipjanit në të cilin ndodhesha vetë, sollën shumë të burgosur.
“Ishin më shumë se zakonisht, nuk ishin rishtas të arrestuar si zakonisht, dhe kësaj radhe kishte edhe të plagosur midis tyre”. Kështu ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një shkrim në profilin e tij zyrtar në Facebook. Kurti shkruan se prej datës 19 maj e deri në 24 maj të vitit 1999, pra 19 vite më parë, ndodhi Masakra e Dubravës. “U vranë në mënyrë sistematike, me ekzekutime klasike të burgosurit e burgut të Dubravës që ndodhet afër Burimit. Mes tyre shumica dërrmuese ishin të burgosur politikë, e kishte edhe të burgosur ordinerë, të cilët ishin grumbulluar ato ditë nga burgjet e largëta nëpër Serbi”, shkruan ai.
“Grumbullimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgun e Dubravës ndodhi në ditët e para të majit ’99, siç u mësua më vonë, për arsye të informacionit që kishte pushteti serb, se në atë zonë do të bombardonte NATO-ja. Mbi gjysëm shekulli pas përfundimit të luftës së dytë botërore, në Kosovë u instalua një kamp përqendrimi. Me këtë rast pushtuesi mizor vendosi t’i heqë qafe të burgosurit politikë me dorën e tjetrit. Kështu ata llogarisnin që edhe patriotët shqiptarë të burgosur vriteshin, edhe fajin për fatin fatal të tyre, t’ia linte NATO-s, ashtu siç tentoi ta plasojë me mediet e saj”, ka shkruar krye5tari I VV-së.
Tutje ai fol për kronologjinë e ngjarjes duke përmendur edhe viktimat. “Mbi 120 të burgosur të identifikuar u vranë, ndërsa mbi 300 të tjerë u plagosën rëndë e lehtë prej granatave dhe breshërive të mitralozave e armëve të tjera të zjarrit.Ata që mbijetuan, në datën 24 maj u transferuan nëpër burgje e spitale, ku ka pasur edhe të tjerë që kanë humbur jetët. Njëri prej tyre, të cilit nuk ia di emrin, vdiq në mbrëmjen e 10 qershorit 1999 në Burgun e Pozharevcit, në Pavilonin VI ku isha edhe unë, pasi që na rrahën të gjithëve, pa kursyer as të plagosurit”, ka shkruar ai.
Kurti po ashtu ka thënë se është me fat që ne mesin e tij ka ende prej të mbijetuarve të asaj masakre, të cilët mund të dëshmojnë e të na tregojnë për tmerret çnjerëzore që kanë parë e kanë përjetuar. Por sipas tij si drejtësia vendore ashtu edhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar krejtësisht (për të mos thënë se nuk patën as vullnet e interesim) të ndjekin e dënojnë kriminelët që organizuan dhe ekzekutuan planin morbid të kësaj masakre”..
“E përkujtojmë me dhimbje këtë ngjarje të rëndë të historisë sonë. Kemi kaluar nëpër vuajtje të mëdha, si komb e si shoqëri. Ato dhimbje e vuajtje na kanë bërë këta që jemi sot. Ato dhimbje e vuajtje ua trashëgojmë edhe fëmijëve e gjeneratave të reja, ashtu siç u trashëgojmë fatkeqësisht edhe varfërinë e moszhvillimin tonë kolektiv. Janë ngjarje të paharrueshme, janë plagë që nuk mbyllen. Veç drejtësia, dhe lejimi e ndihma që Kosova të hyjë në rrugën e zhvillimit e konsolidimit shtetëror mund të jetë ilaç për plagë të tilla”, ka shkruar Kurti.
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...
Ndërron jetë ish-legjenda e Barcelonës
Aksident i rëndë në Shipol të Mitrovicës, humb jetën një 65-...
Kosova e publikon listën e lojtarëve për turneun e hendbolli...