Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë disa ide se si do të vijnë investimet e diasporës dhe ato të huaja në Kosovë.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nëse ai vjen në krye të qeverisë do t’i reduktojë investimet në asfalt.
Ai thotë se në qeverisjen e tij do të bëhet rritja e investimeve të huaja.
“Nuk e di sot se çfarë investime të huaja do të vijnë por jam i bindur se me fushatën tonë do të bëjmë kthimin e trurit në Kosovë. Qeveria jonë do t’i kthejë njerëzit e dituar nga mërgata dhe sigurisht edhe investimet e mërgatës nuk do të mungojnë”.
Sipas tij është shumë shqetësuese që kompani të njohur kanë provuar të vijnë në Kosovë por nuk kanë mundur.
Sipas tij Mercedesi është tërhequr nga Kosova për shkak se kanë kuptuar afera të dyshimta.
“Ju e dini se Mercedesi Qeverisë së Kosovës nuk i shet automjete. Ne kemi nevojë ta mbyllim këtë plagë”, tha ndër të tjera Albin Kurti.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2366680123451971/
ZZ
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...