Google ADS

Kurti: Do t’i çlirojmë bizneset prej konkurrencës së paligjshme

14:41 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se partia e tij do të punoj shumë që të mbroj interesat e kompanive vendore në mënyrë që ato të lidhen me njëra-tjetrën.

Kurti, gjatë pjesëmarrjes në panairin EXPOKOS ka thënë se ky panair e ka shndërruar Prishtinën jo vetëm në kryeqytet të Kosovës por edhe në rajonit të Ballkanit, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Insistimi sikurse në politikë ashtu edhe në ekonomi është i rëndësishëm. Njerëzit që janë këmbëngulës gjithmonë kanë rezultate. Për 16 vite rresht Z. Bekim Xhafa ka vazhduar ta organizojë Panairin EXPOKOS, i cili e ka shndërruar Prishtinën jo vetëm në kryeqytet të Kosovës por edhe në kryeqytet të rajonit të Ballkanit, sa i përket kompanive që veprojnë në sektorët e ndërtimtarisë, energjisë dh teknikës.

Neve do të jemi afër bizneseve e në shërbim të tyre. Do t’i çlirojmë ata prej konkurrencës së paligjshme që vjen prej kompanive të cilat kanë lidhje me pushtetarët. Përmes politikave të zhvillimit ekonomik ne do të mbrojmë interesat e kompanive tona, dhe do të bëjmë çmos që ato të lidhen me njëra-tjetrën, sepse duam që ne si qeveri së bashku me sektorin e sipërmarrjes, të jemi në funksion të rritjes ekonomike e të punësimit./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme