Kurti do të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë në Francë

11:59 | 10 Nëntor 2022
K.B

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, do të mbajë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë në Francë, i cili ka shkuar në Paris për Forumin e Paqes me ftesën e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, pa treguar nëse në Paris kryeministri Kurti do të ketë takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Macronin.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Paris, Francë, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron. Kryeministri Kurti do të merr pjesë në diskutimet në panel të këtij forumi prestigjioz, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme