Google ADS

Kurti: Do të përkrahim mbi 6 mijë familje për ta rritur efiçiencën energjike

21:17 | 15 Gusht 2024
E.H

Gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se përmes këtyre masave synojnë t’i përkrahin 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat sipas tij, e rrisin efiçiencën energjike.

“Përmes këtyre masave, synojmë t’i përkrahim 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjike të shtëpive sikurse izolimi ose ndërrimi i dritareve; dhe 5 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje si: kalda e stufa me biomasë, kondicionerë efiçientë e pompa termike. Kështu po angazhohemi që ju qytetarë të keni sa më pak shpenzime për energji e të mbani shtëpinë tuaja të ngrohta gjatë dimrit e të freskëta gjatë verës”, tha Kurti në një videomesazh.

Mes tjerash, kryeministri theksoi se aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova, teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të hapin llogari për të përfituar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme