Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se do të ndahen medalje presidenciale për Mon Balaj dhe Arben Xheladinin.
Pas homazheve te varri i Balajt në Podujevë, Kurti iu tregoi familjarëve të aktivistëve të vrarë se në orën 16:00 do të shkojnë tek presidentja Vjosa Osmani, ku edhe do të ndahen medaljet presidenciale e meritave.
“Në ora 16:00 bashkë me kryetarin Glaukin, do të shkojmë të presidentja sepse edhe për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin do të ndahet medalje presidenciale e meritave”, tha Kurti.
Mon Balaj e Arben Xheladini u vranë gjatë protestës së përgjakshme më 10 shkurt të vitit 2007. Ata u qëlluan për vdekje nga policia rumune e UNMIK-ut./klan kosova/
Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë, tri kura naty...
Ushqimet që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak
Pas Bejrutit, Izraeli godet edhe Damaskun, vriten dhëndri dh...
Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut pranë Bejrutit
Moment historik për gratë në Meksikë, zgjidhet presidentja e...
Balla: Shqipëria drejt anëtarësimit në BE