Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se presidentit Hashim Thaçi nuk i takon e drejta që të mos i jap të drejtën mandatarit që siguron 61 vota për themelim të institucioneve.
Tutje ai foli edhe për takimet që subjekti i tij politik dhe LAA i kanë zhvilluar pas zgjedhjeve të fundit.
“Për momentin po i diskutojmë çështjet programore. Ajo që duhet koordinuar është programi, për të cilin nëse kemi dakordim, do të bashkëqeverisim me LAA-në”, tha Sejdiu në Interaktiv të KTV-së.
“Për VV-në është e qartë se personi që e kemi nominuar ne është më i votuari nga kandidatët tjerë në zgjedhjet e fundit, dhe presim rrjedhimisht që Kurti të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës”, tha Sejdiu, duke mos thënë qartë nëse do të heqin dorë nga ky kusht në rast të bashkëqeverisjes me LAA-në.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...