Google ADS

Kurti: Do të formoja komision për të vlerësuar marrëveshjet me Beogradin

14:58 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse bëhet kryeministër do të propozojë formimin e një komisioni parlamentar për të shqyrtuar marrëveshjet e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Këto komente ai i bëri në një intervistë për të përjavshmen” Vranje”, në numrin e saj më të ri që del në shitje nesër.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti ka thënë se nevojitet një dialog i brendshëm në të dyja vendet dhe ka shtuar se ai nuk është kundër pajtimit.

“Ky dialog krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në fakt vetëm ka thelluar antagonizmat, ndarjen dhe ndarjet etnike” tha Kurti

Ai shtoi se Vetëvendosje në parim nuk është kundër dialogut, por kundër dialogut i cili e shndërron Kosovën në temë  dhe Serbia e përcakton agjendën, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme