Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e qq ai drejton nuk është tërhequr nga reciprociteti ndaj Serbisë.
Por, ai në Kuvendin e Kosovës ka thënë se janë duke u përgatitur që ta zbatojnë atë.
“Se ne jemi për reciprocitet kjo nuk do mend por ajo cka ne do të bëjmë tash është ta zbatojmë atë dhe e gjithë përpjekja jonë është se si ta mundësojmë zbatimin e plotë.
Pra 1 muaji është miratuar propozimi që unë kam marr për drejtorin e ri të doganave ju duhet ta kuptoni që Kosova para një muaji tash ka drejtor të ri të Doganave.
Serbia bënë përgjithësisht barriera sporadike ndaj mallrave të Kosovës por ka gjithashtu edhe barriera sistemike, për ta zbatuar reciprocitetin të cilin ne jemi zotuar kemi nevojë që tu bëjmë ballë suksesshëm edhe barrierave sporadike edhe atyre sistemike, kjo nënkupton që neve na duhet kohë për tu përgatitur që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin, është e domosdoshme që ne të përgatitemi që të mos dështojmë në zbatim”.
Ai ka thënë se për këtë do të përgatitën mirë edhe stafin e doganës.
Kryeministri Kurti tha se reciprocitetin do ta bëjnë, por jo si hakmarrje.
“Në Qeverinë tonë të pranverës ë vitit të kaluar nuk e kemi filluar reciprocitetin as ditën e parë as javën e parë as majin e parë dhe kur e kemi filluar e kemi filluar si reciprocitet gradual, sërish reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje ndaj ndokujt por e kemi si parim që derivonë nga koncepti i barazisë, pra ne do ta zbatojmë reciprocitetin në kohën kur do të jemi të përgatitur për zbatim të plotë të tij , kjo është çështje e qeverisë tonë dhe kjo do të bëhet, dikujt mund të mos i pëlqej por ne këtë do ta bëjmë, sa për votat e opozitës për nuk kam nevojë, e dini”, tha Kurti, raporton arbresh.info.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën