Kurti: Do shqiptojmë gjoba për këdo që shkel masat

19:20 | 29 Gusht 2021
KRG

Kryeminsitri Albin Kurti  ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kurti ka thënë se varianti Delta po del të jetë më i rrezikshëm  andaj për të shmangur infektimin do të shqiptohen gjoba rigoroze.

”Natyra e përhapjes së këtij virusi në këtë variant është eksplozive. Dje morëm një vendim për disa masa kufizuese, megjithatë është brengosëse shkalla e respektimit të tyre”.

”Andaj në vijim do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkel masat. Dhe inspektorët do të shtojmë për mbikëqyrje”.

”Për t’i zbatuar masat me sukses, për ta pasur shtetin në nivel të detyrës, do ta gjashtëfishojmë stafin e inspektorëve”- ka thënë Kurti.

Kujtojmë  se në Kosovë në 24 orët e fundit janë shënuar 36  persona të vdekur nga COVID-19. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme