Është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, mbi Planin e Veprimit për zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA II.
Në hapje të mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi punën e rëndësishme drejt zbatimit të fazës së dytë të prioriteteve për integrim në Bashkimin Evropian, të dakorduara së bashku me Bashkimin Evropian.
“Meqë tani Kosova ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, këto prioritete janë kritike për rrugën tonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Me zbatimin e tyre ne gjithashtu do të përmirësojmë funksionimin e institucioneve tona, do ta forcojmë shtetin e së drejtës dhe të do krijojmë më tepër hapësirë e mundësi për vende të reja pune e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik “, tha kryeministri, duke theksuar se këto janë edhe prioritete të programit qeverisës.
Gjatë takimit u diskutua rreth detyrave konkrete dhe sfidave të mundshme gjatë dy viteve të ardhshme të zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane.
Të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Redžepi, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të pavarura.
Zyra e Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog së bashku me Drejtoritë përkatëse të integrimit evropian do të monitorojnë rregullisht procesin e zbatimit të reformave dhe do të bashkëpunojë ngushtë me ministritë, Kuvendin e Kosovës, këshillat dhe agjencitë e pavarura për përmbushjen e obligimeve të Agjendës për Reforma Evropiane./arbresh.info/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...