Kurti: Ditëve në vijim do ta lidhim marrëveshjen qeverisëse me LDK-në

18:45 | 28 Nëntor 2019
L G

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me krerët e LDK-së, tha se shumë shpejt do të lidhet marrëveshja qeverisëse mes VV-së dhe LDK-së.

Sipas Kurtit,  këto dy subjekte politike janë dakorduar që të takohen intensivisht gjatë ditëve në vazhdim.

“Në ditët në vijim do ta lidhim marrëveshjen qeverisëse. Takimi ishte shumë konstruktiv dhe i konfirmuar dakordimet për çështjet nga dy ekipet tona. U morëm vesh që nesër të takomi përsëri dhe do të takimi gjatë ditëve intensivisht. Do i japim prioritet gjithmonë qytetarit të Republikës. Ne do të vazhdojmë takimet tona kur të kemi rezultate konkrete do të ju njoftojmë”, tha Kurti.

Kujtojmë se fitues e zgjedhjeve të 6 tetorit ka kaluar Lëvizja Vetëvendosje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme