Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe shefin e Misionit të UNHCR-së, Erol Arduç
Prioritetet e përbashkëta për të ardhmen ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës për
Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport si dhe shefin e Misionit të UNHCR-së, Erol Arduç.
U diskutua për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës, OSBE-së dhe UNHCR-së, me fokus sigurinë, komunitetet, të drejtat dhe drejtësinë.
Shefat e dy misioneve u shprehen të gatshëm të vazhdojnë ofrimin e mbështetjes dhe ekspertizës për qeverinë, në përputhje me nevojat e qeverisë dhe fushëveprimin e OSBE-së dhe UNHCR-së.
Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Davenport dhe Arduç për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe gatishmërinë për të ofruar edhe më tutje përkrahjen e tyre për institucionet e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër