Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi kryeministren e Finlandës, Sanna Marin
Në Samitin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Brdo të Sllovenisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve plenare takoi Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin.
Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati, u bisedua për marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve.
Kryeministri Kurti falënderoi Kryeministren Marin për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai po ashtu theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe investime në Kosovë.
Qeveria e Kosovës është e fokusuar në luftimin e korrupsionit përmes sundimit të ligjit dhe rritjen e punësimit përmes krijimit të kushteve më të mira për investitorë, shtoi Kryeministri Kurti.
Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për programin e qeverisë për punë dhe drejtësi, dhe ofroi mbështetjen e Finlandës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian./arbresh.info/
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...