Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në konferencën “Siguria Kibernetike” që është organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (IND).
Në fjalën e tij të rastit, Kurti ka thënë se digjitalizimi po sjell përfitime të shumta dhe sipas tij ka ndikuar shumë në arsimimin e qytetarëve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.
“Digjitalizimi dhe avancimi në teknologjinë informatave po zhvillohet dhe po sjellin përfitime të shumta. Në këtë kohë, komunikimi i menjëhershëm dhe marrja e informatave aty për aty është bërë normë. Digjitalizimi i bizneseve ka ndikuar në arsimimin e qytetarëve dhe gjendjen shëndetësore të tyre. Digjitalizimi kontribuon në një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse, marrë parasysh këtë çështje e kemi me prioritet në qeverisjen tonë”, deklaroi Kurti.
Tutje ai tha se qeveria ka digjitalizuar institucionet arsimore dhe administrative me platformën eKosova.
“Kemi bërë digjitalizimin e institucioneve, atyre arsimore, administrative me eKosova. Në fokusin qeverisjen në mënyrë aktive po punojmë në digjitalizimin e ekonomisë. Jemi duke investuar në inovacion në parkun e inovacionit në Prizren dhe në Bërnicë për zhvillimin digjital. Programi jonë është njohur nga Banka Botërore dhe është ngritur në indeksin e tyre nga grupi C në B. Kjo ka vënë në pah sfidat si privatësinë, sigurinë dhe sulmet kibernetike. Ato mund të bëjnë dëme të mëdha në webfaqe dhe marrje të informatave private në sistemet e ndryshme”, u shpreh tutje Kurti.
Nuk kanë munguar as sulmet kiberentike ndaj sistemit qeveritar, njofton Kurti që sipas tij nëse nuk trajtohen me prioritet, sjellin dëme të mëdha.
“Kemi pasur sulme edhe në sistemin qeveritar, të cilat nëse s’i trajtojmë me prioritet, shkaktojnë dëme të mëdha. Kjo konferencë mundëson bashkëpunimin me aleatët në këtë fushë. Kjo siguri është bërë më e rëndësishme për vizionin e qeverisë në vijim. Që para dy muajve Kuvendi aprovoi ligjin e ri për siguri kibernetike. Kemi përfunduar strategjinë për sigurinë kibernetike dhe presim miratimin nga Qeveria”, deklaroi ai.
“Ekzistojnë tri organe në të cilat do mbështetemi Agjencia për Sigurinë Kibernetike, Këshilli Kombëtar dhe Qendra e Trajnimit. Programet e ndërgjegjësimit përmes implementimit të tyre dhe ushtrimit të tyre, shanset që të jemi shënjestër e sulmeve janë më të pakta. Ajo vë theks në arsim dhe veprimet parandaluese.”
“Mendoj se është e rëndësishme të dimë se pluralizmi politik nuk duhet të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Nuk kemi demokraci pa pluralizëm dhe pa respektimin dhe zhvillimin e të drejtave të njeriut. Duhet të mbrojmë të drejtat e njeriut në shekullin XI me jo më pak zell se në shekullin XX. Barazia gjinore e ka kontributin e njëjtë në këtë pikë. Rreziqet dhe kërcënimet e sulmeve kibernetike sulmojnë çdokënd, dhe gratë përballen me sulme specifike, si avancimi i tyre, vlerësimi i njohurive të tyre dhe ato përballen me diskriminim, bullizëm dhe qasje jo të drejtë ndaj tyre, gjëra që ndikojnë në aspektin fizik dhe mendor të tyre. Është me rëndësi që të shtyhet para një kulturë që vlerëson shumëllojshmërinë dhe vlerëson kontributet e njerëzve nga të gjitha sferat. Duhet të vlerësohet diversiteti dhe të mbrohen të margjinalizuarit dhe të diskriminuarit. Të gjithë duhet të edukohen t’i kundërvihen sfidave kibernetike”, deklaroi Kurti./Arbresh.info/
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...