Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë sot se dialogu me Serbinë po bëhet jo që Kosova të marrë ulëse në OKB por që Serbia të marrë ulëse në BE.
Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në OKB varet nga Rusia ndërkaq i Serbisë në BE varet nga Kosova, raporton arbresh.info.
“Dialogu i ri me Serbinë po bëhet jo që Kosova të marrë ulëse në OKB sepse ajo është në dorë të Rusisë, por që Serbia të marrë ulëse në BE sepse kjo gjë është e varur nga shqiptarët. Qëllimi i dialogut duket të ketë qenë vetë dialogu, është vrapuar pas marrëveshjeve të reja pavarësisht moszbatimit të marrëveshjeve të vjetra”, ka thënë Kurti gjatë debatit parlamentar për dialogun.
Sipas tij Kuvendi i Kosovës duhet të kërkoj dëmshpërblim nga Serbia për të gjitha ato që ia ka bërë Kosovës./Arbresh.info
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...