Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimin, dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, dhuruan gjak, në përvjetorin e tetë të vdekjes së aktivistit të VV-së Astrit Deharit.
Kështu bëri të ditur Lëvizja Vetëvendosje në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Në përvjetorin e 8-të të Astrit Deharit, ashtu siç është zakon tashmë, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut, për të nderuar kujtimin e Astritit dhe për të vazhduar aktivitete solidarizuese si ato që ai promovonte”, thuhet në njoftim.
Aty thuhet se pos liderëve të lartcekur, shumë aktivistë të Lëvizjes, studentë dhe qytetarë u mblodhën në zyrat e Lëvizjes për të dhuruar gjak.
“Ky aktivitet shërbeu si homazh për Astritin dhe si një thirrje për të vazhduar veprat e mira që lënë gjurmë të rëndësishme në shoqëri”, tha VV-ja./Arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...