Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përvjetorin e vdekjes së aktivistit, Astrit Dehari ka dhuruar gjak si dhe ka ndezuar qirinj.
Kështu bëri të ditur Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Dy aktivitete që Astrit Dehari si student dhe aktivist i mjekësisë i organizonte ishin dhurimi i gjakut dhe organizimi i vizitave mjekësore nëpër familjet në nevojë. Duke ndjekur shembullin e tij, Lëvizja VETËVENDOSJE!, çdo vit, në përvjetorin e Astritit, organizon dhurim vullnetar të gjakut në zyrat e saj. “, thuhet në njoftim.
“Aktivitetet përkujtimore për aktivistin e shokun tonë të dashur Astrit Deharin në mbrëmje vazhduan me ndezjen e qirinjve te murali i tij në sheshin qendror, ku aktivistë e qytetarë të shumtë ndezën qirinj për të nderuar jetën dhe veprën e Astritit.”, vijon njoftimi.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se Astriti është bërë simbol i përpjekjeve për drejtësi e barazi.
“Astriti na ndriçon rrugën e ne do të ecim palëkundur drejt idealeve të tij. Ashtu siç ishte shembull i përkushtimit për të mirën e përgjithshme, është bërë simbol i përpjekjeve për drejtësi e barazi, përherë frymëzues për ne dhe të tjerët që do të vijnë.”, përfundon njoftimi./Arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...