Në Kotor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati një takim bilateral me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.
Fillimisht, ai e falënderoi homologun e tij për mikpritjen e mbrëmshme në darkën e liderëve dhe për organizimin e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së BE-së.
“Në takimin e tyre të parë dypalësh, kryeministri Kurti dhe kryeministri Spajiq biseduan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për bashkëpunimin rajonal dhe atë në rrugën e përbashkët të integrimit evropian, si dhe për mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të përvojave në fusha të ndryshme. Ata gjithashtu diskutuan edhe për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet, duke theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët në të dy anët e kufirit”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeminsitrit.
Kurti qëndroi sot në Kotor të Malit të Zi, ku nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” u mbajt takimi i tretë i radhës ndërmjet liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian dhe prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe organizatat partnere të rajonit./Arbresh.info
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...