Kurti dhe Osmani përfundojnë takimet me opozitën, tregojnë çfarë u diskutua

19:26 | 19 Mars 2021
L G

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë përfunduar takimet konsultative me subjektet politike.

“Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente,Vjosa Osmani, sot kanë përfunduar ciklin e takimeve me subjektet politike që kanë fituar ulëse në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Kosovës. Takimet kanë nisur të në fillim të javës me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike: PDK, LDK, AAK, KDTP, NDS, IRDK, VAKAT, PAI, SDU, LPRK, Lista Serbe, JGP dhe Romani Iniciativa”, thuhet në njoftimin e përbashkët të VV-së dhe Osmanit, shkruan arbresh.info.

Tutje, thuhet se në këto takime Kurti dhe Osmani kanë informuar partitë politike për ecurinë e krijimit të institucioneve.

“ Të gjitha palët, takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive. Përgjatë këtyre takimeve, Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional,” thuhet në njoftim.

Osmani dhe Kurti u kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti.

Në përmbyllje të takimeve, Kurti dhe Osmani kanë shfaqur optimizmin që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Osmani dhe Kurti, kanë takuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku pas takimit, përmes një konference për media tha se ka kërkuar një takim të veçantë me Osmanin gjatë javës së ardhshme./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme