Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ministren për Evropë dhe Amerikë të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.
Në një takim miqësor ministrja Morton u interesua për situatën në Kosovë, si dhe për mbarëvajtjen e punëve në projektet e Qeverisë Kurti, të cilat ishin përmendur në takimin e përbashkët muajin e kaluar në Londër.
Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministren me hapat e parë të qeverisë, siç janë fillimi i procesit të vetingut, shkarkimi i bordeve të ndërmarrjeve publike me performancë të dobët, hartimi dhe miratimi i projektbuxhetit për këtë vit, si dhe anulimi i disa kontratave të dëmshme ekonomike për vendin tonë.
Në takim u diskutua edhe dialogu me Serbinë, dhe çështja e tarifës ndaj mallrave të Serbisë, me ç’rast kryeministri e njoftoi ministren Morton për planin e heqjes graduale të tarifës dhe zëvendësimit të saj me masa reciprociteti, si dhe hapja e mundësisë për heqjen e barrierave jotarifore në mes të dy vendeve, hap ky në drejtim të rifillimit të dialogut politik.
Të dy palët u pajtuan se dialogu i hapur dhe konstruktiv është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon. /arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...