Google ADS

Kurti dhe ministrja Nagavci takuan veteranë të arsimit në shënim të 7 Marsit

18:24 | 7 Mars 2024
E.K

Në shënim të datës së 7 Marsit, ditë, e cila u kushtohet punës dhe vlerësimit të figurës së mësuesve, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin, Taulant Kelmendi, takuan veteranë të arsimit nga e gjithë Kosova.

Rreth 50 mësuese e mësues të pensionuar, veteranë të arsimit, nga komuna të ndryshme, u bënë bashkë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, përcjell Arbresh.info.

Nën shoqërinë e bisedave miqësore, kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin e tyre kundrejt punës së palodhshme për të arritur edukimin dhe njëkohësisht arsimimin shqip të shumë brezave.

Ky takim, si pjesë e aktiviteteve për nder të 7 Marsit u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili përcolli mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit, veçanërisht veteranët e arsimit, të cilët ishin kontribuues të mëdhenj në formësimin e të ardhmes së arsimit në Kosovë./Arbresh.info

 

 

 

Të ngjashme